fbpx

Detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit, si u gjet nga shitësi i qumështit dhe ç’po dyshohet?

klevis.png

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë 33-vjeçari në Rrogozhinë.

Trupi i të ndjerit ka më shumë se 10 plumba në trup, ndërkohë që dyshohet se ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i Kapllanit është pikasur fillimisht nga shitësi i qumështit i cili ka njoftuar menjëherë familjarët të cilët kanë njoftuar forcat policore. 33-vjecari është gjetur pa shenja jete në makinën tip Fiat Punto, ndërkohë që xhami i derës ka qenë i thyer, ç’ka mendohet se është goditur nga jashtë me armë zjarri.

Kapllani ka qenë i dënuar në Itali për lëndë narkotike, ndërkohë që banorët shprehen se është djalë i respektuar në zonë. Vrasja ka ndodhur 200 metra larg banesës së Kapllanit, ndërkohe që 33- vjeçari është i martuar dhe baba i një femije 2 muajsh. Grupi i ekspertizës së mbërritur nga Tirana ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia nuk ka ende një person të dyshuar për këtë ngjarje, ndërkohë që nuk bëhen të ditura as pistat e hetimit. Në vendngjarje mësohet se është gjetur një pistoletë, e cila nuk ka qenë e përdorur së fundi. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që vrásja të ketë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ccka do ta bënte dhe më të vështirë kapjen e autorëve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303