Detaje të rënda për historinë e Eglantinës, i dashuri e prostituonte, qëndroi 8 muaj në qendër

Eglantina-Buci-Faik-Buci.jpg

Ngjarja e vitit 2012 e zbuluar së fundi, ku vëllai ékzekutoi me plumb në kokë motrën e tij në bashkëpunim me të atin, ka marrë vëmendjen kryesore të publikut shqiptar dhe mediave në vend.

Një ngjarje e mbushur me mister dhe me enigma të cilat ende nuk kanë gjetur zgjidhje, ku víktima është shtetasja Eglantina Buci e cila në kohën e ékzekutimit rezulton të ishte në moshën 23 vjeçare. Një detaj i ri del nga jeta e vajzës së ndjerë dhe daton që prej vitit 2009. Vit ky kur Eglantina ka qëndruar 8 muaj në Qendrën Kombëtare të Víktimave të Tráfikut.

Burime brenda qendrës konfirmojnë se Eglantina e moshës 20 vjeçe asokohe, u çua në qendër nga policia pas denoncimit që ajo i kishte bërë të dashurit të saj. Ajo e kishte akuzuar atë se i kishte vjédhur një shumë prej 5 milionë lekësh të vjetra. Ndërkohë që Eglantina akuzonte të dashurin për vjédhjen e parave, familjarët e saj akuzonin atë se ishte ajo që i kishte vjédhur lekët prej tyre, me qëllim planifikimin e një árratisjeje me të dashurin jashtë vendit.

Dyshohet se i dashuri i saj shtetasi me inicialet B.D., e próstituonte brenda vendit. Sipas të dhënave të marra nga Qendrën Kombëtare e Víktimave të Tráfikut, mësohet se Eglantina ka deklaruar aty se ajo nuk mund të kthehej në shtëpi për shkak të martesës që babai kishte bërë me një grua tjetër.

Gjatë qëndrimit në qëndr Eglantina iu nënshtrua një kursi për sekretare, profesion të cilin nuk pati mundësinë ta ushtronte kurrë, pasi vëllai i saj Shkëlzen Buci, në bashkëpunim me babain Faik Bucin e ékzekutuan dhe e várrosën në “Malin me Gropa”. Faxnews

scroll to top