Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga tragjedia e rëndë që tronditi sot Kavajën, ku një grua 45-vjeçare u gjet e djegur brenda makinës ndërsa burri i saj u gjet i vetëvarur. Bëhet me dije se Bilal Shirja 48 vjeç, dyshohet se ka djegur fillimisht makinën, brenda së cilës u gjet dhe kufoma e gruas së tij, Thëllënxa Shirja, e më pas, i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur në një pemë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.
Advertisement