fbpx

Detaje të tmerrshme/ Zbardhet telefonata, kush e masakroi çiftin shqiptar? Elona: I vrau Taulanti, ai nuk…

cift.jpg

Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga vrasja makabër e çiftit shqiptar të cilët u gjetën të masakruar në 4 valixhe.

Është zbardhur një bisedë telefonike ku Elona Kaleshi akuzon Taulant Pashon se ka hequr qafe prindërit.

“Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … se ishte djali që i vrau … ishte Taulanti”. Për të bërë më të besueshme tezen e saj ajo sjell në mendje edhe vëllain e Shpëtimit “i cili prej vitesh ka thënë se është ai” dhe shton: “Ai nuk po i kërkonte ata,  ai nuk po i kërkonte ata .. si mund të mos kërkosh prindërit e tu?.

Bashkëbiseduesja Gaia, e dashura e vëllait të Elonës i përgjigjet se “duhet guxim për të vrarë prindërit”, por 36-vjeçarja i thotë asaj që ish-i i saj kishte qenë i dhunshëm me ta në të kaluarën, madje mësohet të ketë thënë se më parë i kishte tërhequr zvarrë me skuter”. Në të njëjtën kohë, hetuesit dëgjojnë vajzat e çiftit. Vittoria , i cili ishte dëgjuar nga karabinierët, thotë qartë në telefon se «vrasësi është Kalesha. Unë i thashë familjes Kalesha. ‘

Dorina vajza tjetër thekson “Unë jam e vendosur dhe do të them se ajo e bëri atë dhe jo vëllai im .. flisni sa të doni .. e bëri ajo me vëllain e saj, me babanë e saj, gjeni atë dhe merruni me të dhe nuk keni më pse të merreni me ne,  ne po vendosim gjithçka në dorën tuaj që të keni gjithçka gati .. mos i nënvlerësoni gjërat ».

Më datë 8 Janar shqiptarja 36-vjeçe nga Durrësi, Elona Kalesha që akuzohet për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho 54 dhe 52 vjeç do të dalë para gjykatës. Ndërkohë në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar avokatët e shqiptares nga Durrësi apeluan vendimin e gjykatës që e akuzoi dhe e la në burg, duke kërkuar lirimin e saj.

Ish e dashura e djalit të çiftit nuk pranoi që të flasë në seancën e parë, ndërsa gjyqtari u shpreh se duhet të qëndrojë në burg pasi nëse lirohet mund të arratiset dhe paraqet rrezikshmëri.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303