Detaje/ Të veshur si policë, vodhën shtëpinë në Krujë

Një grabitje ndodhi mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku detaje të reja janë zbardhur sot.

Bëhet me dije se 3 persona të cilin ishin veshur si policë janë afruar pranë një banese në Tapizë të Krujës.

Ata menjëherë kanë kërcënuar të zotët e shtëpisë dhe kanë grabitur para dhe bizhuteri.

Policia ende po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve./real-news.tv