fbpx

Detaje tragjike/ Ja si u gjet biznesmeni i masakruar me thikë (Emri)

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Korçën. Në fshatin Mborje një 45-vjeçar është gjetur i vdekur nga bashkëfshatarët pranë lokalit të tij.

Viktima është Flamur Duçi, i cili dyshohet të jetë vrarë me thikë, pasi ka disa plagë në trup.

Duket se autorët e ngjarjes i kanë njohur mirë veprimet e Duçit, pasi i kanë zënë pritë në momentin që ai kishte shkuar i vetëm për të hapur lokalin e tij.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 45-vjeçarit, dhe aq pistat në të cilat po heton policia, nëse Duçi ka pasur ndonjë konflikt të vjetër, që ka degjeneruar në një akt të tillë ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303