fbpx

Detaje tronditëse nga aksidenti tragjik, 3 persona humbin jetën, 2 të tjerë në spital (Emrat)

lajm-i-fundit-3-3-20-4.jpg

Detaje tronditëse kanë dalë për aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Librazhd ku një makinë për të shmangur përplasjen me një mjet tjetër për fundoi në lumen Shkumbin.

Bëhet me dije se 3 nga 5 familjarët kanë ndërruar jetë.

Sipas fax Neës  viktimat janë Elmi Keqa vjeç 53 dhe bashkëshortja Elona Keqa 3-vjeç dhe shtetasi Elis Sulmataj 18 vjeç dhe jane plagosur shtetasi Elisiado Keqa rreth 10 vjec, Ambra Halili rreth 20 vjec.

Dy personat e shpëtuar me shenja jete, janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore.

Operacioni i nxjerrjes së trupave ka qenë mjaft i vështirë, për shkak të terrenit mjaft të thyer, si dhe rrjedhës së lumit, e cila ka qenë e furishme për shkak të reshjeve të shiut që kanë rënë gjatë natës.

Është dashur ndërhyrja e fadromës për të bërë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi, ndërkohë që kërkimet në lumë janë kryer dhe nga polumbarë të mbërritur nga Tirana.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303