Detaje tronditëse nga Pogradeci/ Mjekja e shpalli foshnjen të vdekur dhe e futi në kuti, prindërit e dëgjuan të qante, por ishte tepër vonë

foshnje-bebe.jpg

Detaje rrëqethëse bëhen me dije lidhur me rastin e Pogradecit, ku një foshnje lindi vetëm 5.6 muajshe pasi e ëma pati probleme me shtatzëninë. Burime bëjnë me dije se mjekët e shpallën të vdekur pasi foshnja nuk qau kur lindi dhe e futën në një kuti.

Në kartelë mjekët e kishin shënuar abort. Kanë qenë familjarët e foshnjes që ndërroi jetë që kanë insistuar ta shohin fëmijën e tyre dhe te dhoma ku mbahej e kanë dëgjuar të qante. Menjëherë foshnja është dërguar në QSUT e Tiranës, por edhe pas shërbimit mjekësor nuk mundi të mbijetojë.

Mediat mësojnë se babai i foshnjes së pajetë tregoi gjithë ngjarje dhe deklaroi se fëmija e tij u gjet në një kuti. Policia ka sekuestruar kartelën mjekësore dhe ka marrë deklarim të mjekes G. Shyta, e cila ka pranuar që ka qenë abort.

Ndërkohë, sot dosja është dërguar në Prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme. Policia së bashku me Prokurorinë kanë nisur hetimin ndaj mjekes, duke e akuzuar se ka neglizhuar trajtimin mjekësor për foshnjen, që për rrjedhojë ndërroi jetë në Tiranë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303