Detaje/ Viktima në Vlorë u gjet në rrugë, ja pse dyshohet të jetë vrarë

viktim.jpeg

Mëngjesin e sotëm u gjend i pajetë 34-vjeçari me iniciale K.D., në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionëve.

Trupi i pajetë u dërgua drejt morgut ku pritej të bëhej autopsia për të gjetur dhe shkakun e vdekjes.

Pas autopsisë dyshohet se ai mund të jetë vrarë, pasi janë konstatuar shenja në shpatull dhe kokë.

34-vjeçari është me origjine nga fshatrat e Selenicës dhe jetonte ne Vlorë.

scroll to top