Detajet/ 20 të infektuar, 5 pacientë ndodhen te Infektivi, 1 i intubuar…

MSH.jpg

Ministria e Shëndetësisë përditësoi pak më parë të dhënat për të prekurit me COVID-19, duke bërë me dije se gjatë 24-orëve te fundit janë infektuar 20 persona. Ndër të tjera, MSH theksoi se në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

 “Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes”,- theksohet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit.

“Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303