fbpx

Detajet/ Arrestohet në Shkodër 50-vjeçari, vrau në SHBA shqiptarin

Close up of male hands in bracelets behind back

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë me operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë.

Uniformat blu njoftojnë se kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”.

Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës