Gazetari Artan Hoxha ka bërë me dije disa detaje të reja lidhur me vrasjen e efektivit Xhulio Prela. Ai ka thënë për emisionin “Opinion” se u qëllua mbi efektivin, pasi personi që e vrau ka parë një armë në makinën e Prelës dhe për pasojë mund të jetë frikësuar.
“Xhulio Prela nuk e kishte armën të vendosur në brez, por tek frenat e dorës. Personi që është afruar dhe e ka qëlluar, e ka parë që ai ka pasur armë dhe është trembur. Duke menduar që mund të reagojë ai, e kanë qëlluar më parë. Kanë parë armën dhe kanë menduar këtë gjë,”- tha Hoxha ndër të tjera në ‘Opinion’.