fbpx

Detajet e reja/ Çfarë bëri Preng Gjini 10 minuta para shpërthimit?

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ditën e djeshme, ku si pasojë e një atentati me tritol,  mbeti i plagosur Preng Gjini. Bëhet me dije se makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini ka qenë e kushëririt të tij, të cilën e kishte marrë pak minuta para se të shpërthente. Ai ka lënë automjetin tip ” Fuoristradë” dhe më pas ka hipur në makinën tip “Benz Class” të kushëririt. Shpërthimi ka ndodhur pas 10 minutash. Nuk dihet roli që ka pasur kushëriri i tij, nëse ka qenë ai shënjestra, e cila do të ndryshonte të gjithë rrjedhën e ngjarjes, ose Gjini është “tradhtuar” nga ai afërmi i tij.