fbpx

Detajet/ MSH: 74 pacientë me COVID-19 në të dy spitalet, 3 të intubuar

Disa të dhëna të reja janë bërë me dije në lidhje me situatën nga COVID-19 në vendin tonë. Në një deklaratë, Silva Bino, drejtoreshë e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP u shpreh se në ditët në vijim mund të kemi një zbutje të lirisë së lëvizjes, gjithnjë duke zbatuar kushtet e higjienës.

Bëhet me dije se deri më tani po marrin shërbim 74 pacientë në dy spitalet në Tiranë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.

”Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19″, tha Bino.