fbpx

Detajet/ Një tjetër mrekulli në Durrës, nxirret i gjallë 35-vjeçari

7935ece0-9c3b-4001-8b79-5370299d9daf-e1574780633532-525x450.jpg

Një tjetër lajm i mirë vjen nga Durrësi. Është nxjerrë i gjallë nga rrënojat një tjetër person. Është shpëtuar 35-vjeçari Adriatik Boti, nga Dibra.

Trupi i të riut është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në hotel “Miramare”, në Durrës, i cili është shkatërruar plotësisht nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta.

Nga rrënojat e hotel “Miramare” janë nxjerrë deri më tani dy trupa të pajetë, ndërsa i tretë fatmirësisht është nxjerrë i gjallë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303