fbpx

Detajet/ Sa efektivë policie janë prekur nga COVID-19? Dalin shifrat

Drejtori i policisë së Tiranës, Ardi Veliu ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me infektimin e efektivëve të policisë. Ai bën me dije se gjithsej janë prekur 25 vetë.

Por siç theksoi ai tanimë të gjithë janë të shëruar. “Ka pasur 25 efektivë të prekur nga radhët e policisë, të cilët derimë tani janë të gjithë të shëruar”, tha Veliu gjatë Komisionit të Sigurisë ndërsa theksoi se gjatë vitit 2019 ka pasur evidentim të krimeve seksuale ndërsa tha se kemi shtim të rasteve të dhunës në familje.

“Përgjatë vitit 2019 është rritur evidentimi i krimeve seksuale. Po shohim me shqetësim shtimin e rasteve të dhunës në familje, ndërkohë që kanë shënuar rënie krimet e hakmarrjes”, shtoi ai.