Detajet/ Serish shifra të rënda në vend, 108 të infektuar dhe 3 të vdekur…

msh-5-770x446.png

Është bërë përditësimi i sotëm i 24 orëve të fundit në vendin tonë në lidhje me COVID-19.  Mësohet se kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë nga COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe 108 raste të reja.

Totali i të infektuarve ka shkuar në 4466. Ndërsa 3 pacientët që kanë humbur jetën janë një 77-vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana dhe një 68 vjeçar nga Hasi.

Në spital janë të shtruar 126 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 22 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 12 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 60 qytetarë, duke e çuar në 2523 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë

Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77-vjeçare dhe një 83- vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68-vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, të cilët ndjekin të prekurit nga virusi SARS COV2 dhe kontaktet e tyre.

COVID-19 – Statistika (23 Korrik 2020)

Testime totale 37311

Raste pozitive 4466

Raste të shëruara 2523

Raste Aktive 1820

Humbje jete 123

(Qarku Tiranë 64, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 941

Durrës 211

Shkodër 202

Vlorë 98

Lezhë 82

Korçë 64

Fier 52

Kukës 49

Elbasan 46

Berat 32

Gjirokastër 23

Dibër 20

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303