Detajet: Si u mor peng dy vite më parë Noel Dishi për ti bërë presion Vilson Tafçiut

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Noel Dishën, autorin e vrasjes së Vilson Tafçiut në zonën e Astirit në kryeqytet. Hetimet kanë zbuluar se autori ishte marrë peng dy vite më parë për të kërcënuar Tafçiun. Dishi para hetuesve ka deklaruar se ditën e ngjarjes, viktima e kishte ofenduar dhe kërcënuar duke i thënë do ta bëj me keq se ç’ta kanë bërë.

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Noel Dishën, autorin e vrasjes së Vilson Tafçiut në zonën e Astirit në kryeqytet më 20 janar.

Gjatë seancës që zgjati rreth 60 minuta, gjyqtari Altin Abdiu pranoi kërkesën e prokurores Anisa Qivini duke vendosur burg pa afat për vrasësin, që ka qëndruar i heshtur duke mos folur. Gjatë seancës me dyer të mbyllura nën argumentin se ka sekret hetimor, janë zbuluar detajet të reja për sa i përket konflikteve të viktimës dhe autorit.

Hetimet kanë zbuluar se Noel Dishi që njihet dhe me dy emra të tjerë Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës. Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë.

Dishi, sipas burimeve u mor peng për të kërcënuar Vilson Tafçiun, pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda por me shkrirjen e tyre dosja i kaloi prokurorisë së Durrësit. Madje ditën e ngjarjes Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin.

Për këtë arsye gjatë dëshmisë, Dishi ka rrëfyer sherrin që kishte pasur pak momente para se ta vriste. Dishi është shprehur se vetëm Vilsoni e kishte marrë në telefon për tu takuar në një lokal në Astir.

“Debatuam dhe Vilsonin dhe ai më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej kokën. Më pas edhe me shau. Më ofendoi nga familja. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar”.

 Vilson Tafçiu ishte skeduar edhe nga policia shqiptare për drogë, por nuk është marrë i pandehur asnjëherë, pasi dyshimet nuk janë faktuar.