fbpx

Detajet/ Tre gjermanë me koronavirus në Shqipëri

Situata e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri është shumë e rëndë, duke pasur parasysh edhe se sot është shënuar rekordi me të infektuarit, me 90 raste.

Nga raportimi i MSH u mësuar se Pogradeci është një ndër qytetet që këtë të premte ka shënuar tre raste të reja me koronavirus.

Mësohet se të infektuarit janë tre shtetas gjermanë, mes tyre një çift, të cilët jetojnë prej kohësh në këtë qytet. Dyshohet se 3 shtetasit gjermanë janë infektuar gjatë një udhëtimi disa ditor në Tiranë.