Bashkimi Europian mirëpret njoftimin nga qeveria shqiptare dhe ajo greke për të çuar përpara zgjidhjen e mosmarrëveshjes për zonat detare. Reagimi ka ardhur nga Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero.
“BE mirëpret njoftimin nga qeveritë dhe për të ecur përpara në mosmarrëveshjen e tyre detare. Çështjet në lidhje me caktimin e kufijve adresohen më së miri përmes dialogut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe në ndjekje të parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.”- shkruan Pisonero.