Devijohet trafiku nga rruga nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë, shkak punimet

ARRSH ka publikuar një tjetër njoftim ditën e sotme, ku paralajmëron se prej ditës së nesërme, trafiku në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë do devijohet duke u zhvendosur në qytet.

Kjo për shkak se në atë zonë po kryhen punime për ndërtimin e Bypass-it të Jugut.

“Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese”, thuhet në njoftim.

Më tej, Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve që çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmang qëndrimin./real-news.tv