fbpx

Dha dorëheqjen pas vrasjes së Rashës, Lleshaj: E kuptoj familjen, kam humbur vetë 1 fëmijë

lleshi.png

Ministri i dorëhequr, Sandër Lleshaj, ndërsa fliste për marrjen e vendimit për t’u tërhequr, është shprehur se ishte një akt akt njerëzor, moral dhe politik.

Lleshaj u shpreh në emisionin “Opinion” se nuk kishte asnjë përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa shprehu keqardhjen për familjen që humbi djalin.

Ministri theksoi po ashtu se e kuptonte mjaft çfarë do të thoshte humbja e një fëmije, pasi dhe vetë ka kaluar një fatkeqësi të tillë.

“Qëllimi është i thellë moral. Unë kam pasur fatin e keq që ta kuptoj vetë se çfarë do të thotë humbja e një fëmije. Nuk e kam treguar, por e kam përjetuar vetë. Dhe jam shumë i prekur nga fakti që një familje shqiptare me shumë dinjitet ka humbur një fëmijë për veprimin apo mos veprimin të një punonjësi të Policisë së Shtetit. Ky është motivi që më ka shtyrë drejt këtij hapi. Por unë e kam përmendur në intervistat e mia që kam marrë postin e kam menduar dorëheqjen dhe kjo është shumë normale”, u shpreh Lleshaj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303