‘Dhëmbë më dhëmbë’ me Fatmir Xhafajn, sot Saimir Tahiri flet publikisht: Kam…

fat.jpg

Dënimi i Saimir Tahirit duket se ka nxjerrë në sipërfaqe edhe ‘luftën e ftohtë’ mes dy ish-ministrave të Brendshëm të qeverisë Rama. Në seancën e djeshme në gjykatën e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri e thumboi indirekt Fatmir Xhafajn kur u shpreh se

‘Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën”, tha Tahiri për rastin që i ka shitur makinën Artan Habilajt, ndërkohë që vëllai i tij Mojsi Habilaj akuzohet dhe gjykohet si kryetar i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

I pyetur mbi këtë fakt nga gazetarët, Tahiri u përgjigj:

Të kem koment për çfarë? Kam përshtypjen ka tjetër ekip që merret me Like dhe Share, as i numëroj dhe as më interesojnë. Do vijë dita që unë të kem një përgjigje për të gjitha këto, tani dua të kem një përgjigje vetëm për të vërtetën time. Nuk dua të bëj komente të parakohshme, por të jesh e bindur që unë e di shumë mirë që kam rrotull.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303