Dhëndri i Trump ka këshilluar princin saudit pas vrasjes së Khashoggit

kushner.jpg

Dhëndri i Presidentit dhe këshilltari i lartë, Jared Kushner, ka biseduar privatisht me princin e kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, sipas The New York Times.

Kushner i ofroi princit saudit këshillë se si të përballojë” stuhinë” pas vdekjes së Khashoggi, raportoi Times të shtunën, duke cituar një burim saudit të njohur me bisedat.

Megjithëse Protokolli i Shtëpisë së Bardhë udhëzon që stafi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të jetë i pranishëm në të gjitha thirrjet telefonike me liderët e huaj, Kushner dhe bin Salman kanë shkëmbyer mesazhe në mënyrë joformale pas vdekjes së gazetarit Khashoggi, raportoi Times, duke cituar dy ish-zyrtarë të lartë amerikanë dhe dy njerëz të informuar nga Sauditët.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së CNN për të komentuar mbi këtë ngjarje.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i tha Times në një deklaratë, “Jared gjithmonë ka ndjekur me përpikmëri protokollet dhe udhëzimet lidhur me marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të huaj me të cilët ai ndërvepron”, duke iu referuar princit të kurorës me inicialet e tij.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë refuzuan të shpjegonin këto protokolle dhe udhëzime për Times ose të komentonin mbi komunikimet e njëri-tjetrit të Kushnerit me bin Salman që nga vrasja e gazetarit Khashoggi.

Kushner dhe këshilltari i sigurimit kombëtar John Bolton e kishin telefonuar princin saudit gati një javë pasi Khashoggi u zhduk nga konsullata saudite në Stamboll, dhe mes një hetimi për zhdukjen e gazetarit, raportoi CNN në tetor.

“Ata kërkuan më shumë detaje për ngjarjen dhe i kërkuan qeverisë saudite të jetë transparente në procesin e hetimit,” tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Fillimisht pretenduan se nuk ishin të përfshirë në vrasjen e gazetarit, por më vonë sauditët pranuan se një ekip agjentësh mashtrues kishte vrarë Khashoggi brenda konsullatës. CIA vlerësoi në nëntor se princi i kurorës kishte urdhëruar personalisht vrasjen e gazetarit.

Qeveria saudite ka mohuar përfshirjen e bin Salman.

Edhe pas vlerësimit të CIA-s, Kushner doli si mbrojtësi më i rëndësishëm i bin Salman, duke argumentuar se Trump duhet të mbështesë princin e kurorës, sepse Sauditët mbeten një komponent kyç për politikën e administratës Trump në Lindjen e Mesme, raporton Times, duke cituar njerëzit të njohur me diskutimet.

Trump dhe Departamenti i Shtetit kanë pohuar se qeveria amerikane nuk ka arritur një përfundim përfundimtar rreth asaj se kush është përgjegjës për vdekjen e Khashoggi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303