Dhimbja e kokës, shkaku dhe trajtimi

dhme.jpg

dëmtimi organik të trurit dhe strukturave të kokës, pa sëmundje sistemike

Dytësore: Shkak, dëmtimet e trurit, strukturat e tjera (sinuset, sytë, veshët) ose si pasojë e sëmundjeve sistemike.

Dhimbjet parësore janë më të shpeshta se ato dytësore. Më kryesoret janë:

Dhimbja e kokës tensive

Dhimbja migrenoze

Dhimbja nga mbipërdorimi i analgjezikëve

Dhe dhimbja e kokës Cluster

Dhimbjet dytësore mund të vijnë nga shumë shkaqe si:

hemorragjia cerebrale nga shkaqe të ndryshme ( parësore , malformacione, aneurizma, kavernoma etj), tumore,

infeksione etj.

Dhimbjet e kokës jo vetëm që kanë impakt mbi jetën personale, familjare, sociale të pacientit, por edhe kanë shoqërim të shpeshtë me disa sëmundje të tjera, si çrregullimet e humorit, epilepsinë, AVC, infarktin e miokardit etj shkruan Shëndeti.

Tek fëmijët shkaktojnë ankth dhe prishin mbarëvajtjen e tyre në shkollë, i stigmatizojnë dhe i bëjnë të jenë më pak socialë.

Faktorët ambientalë dhe dhimbja e kokës

Faktorët ambientalë ndikojnë si nxitës në dhimbjet e kokës, si: drita, zhurma, aromat. Ndonjëherë edhe faktorët atmosferikë, ndryshimi i stinëve ndikojnë në frekuencën e dhimbjeve të kokës.

Dhimbjet e kokës kronicizohen nëse neglizhohen dhe merret mjekim pa kriter. Në disa raste neglizhimi është akoma më i rëndë kur pas dhimbjes së kokës fshihet ndonjë faktor dytësor ( përshembull, tumoret, aneurizmat).

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303