fbpx

“Dhimbje në zemër, do bëja gjithçka për një përqafim tëndin”. Drithëron Emina Cunmulaj

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, me anë të një statusi në Instagram ka përlotur me fjalët dedikuar nënës së saj të ndjerë.

 “Sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj, vite kanë kaluar kaq shpejt por akoma ndjej sikur një ditë do trokasësh në derën time dhe të më thuash që e gjitha ishte një shaka e keqe.

Kam mësuar si të jetoj pa ty, por dhimbja në zemrën time nuk po bëhet më e lehtë. Më mungon kaq shumë dhe do bëja gjithçka për një përqafim tëndin. Derisa të takohemi sërish mami”, shkruan Emina.