“Dhimbje të lehtë të fytit, rrufë dhe…”, mjekja infeksioniste: Janë rreth 200 lloje virusesh

koronavirusi-1100x620.jpg

Përveç Covid-19, një shumëllojshmëri virozash vijnë me vjeshtën.

Mjekja infeksioniste, Valbona Gashi ka theksuar se janë rreth 200 llojë virusesh momentalisht që të gjitha fillojnë me dhimbje të lehta të fytit.

“Përfshihen rreth 200 lloje virusesh. Ndër të cilët adenoviruse, rinoviruse, apo edhe koronaviruse, një familje e madhe e koronaviruseve. Ankesat, kryesisht në ditët e para janë gati të njëjta. Mund të fillojë me dhimbje të lehta të fytit, rrufë, rrjedhje të hundëve, e më pas situata mund të rëndohet, apo mund të kemi përmirësim gradual të situatës.”

Përgjithësisht këto viroza zgjasin nga 3 deri në 5 ditë ndryshe nga gripi që zgjat më tepër dhe shfaq simptoma pak më të rënda.

“Infeksioni që vjen nga virusi i gripit ka një ecuri pak sa më të rëndë. Shoqërohet me temperaturë më të lartë, zgjat disa ditë më tepër. Shoqërohet me dhimbje të forta të trupit, me dobësi të theksuar trupore, sa personi detyrohet të paraqitet tek mjeku dhe kërkon trajtim..”

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303