fbpx

Dhjami te këmbët më i mirë se ai rreth barkut

fat-leg.jpg

Më shumë dhjamë në këmbë se sa në zonën e barkut, mbron gratë nga sëmundjet e zemrës, thotë një studim.

Gratë me peshë të shëndetshme me rrezikun më të lartë të bllokimeve ose sëmundjeve të zemrës kishin më së shumti dhjam në zonën e barkut dhe më pak në këmbë, ka gjetur hulumtimi i “European Heart Journal”.

Shkencëtarët thanë se gratë duhet të përpiqen të humbasin yndyrën e barkut dhe të bëjnë trupin më shumë në formë dardhe.

Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të gjetur arsyen e këtij përfundimi.

Hulumtimi ka ndjekur 2,600 gra që kishin peshë e shëndetshme – me një indeks të trupit (BMI) prej 18 deri 25 – mbi 18 vjeç.

Iniciativa për Shëndetin e Grave në SHBA, bëri skanime të rregullta për të kontrolluar dendësinë e yndyrës, muskujve dhe kockave.

Studimi zbuloi se gratë me trupin në formë molle, me më shumë dhjam rreth barkut, kishin më shumë se trefish rritje të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare krahasuar me ato që kishin trupin në formë dardhe, me dhjam rreth ijeve dhe kofshëve./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303