fbpx

Dhjetë ditë nga katastrofa në Indonezi, mbi 5 mijë viktima

Indonezia.jpg

Foto nga katastrofa ne Indonezi

Shifra zyrtare e viktimave është 1.944, por zyrtarët besojnë se kur bilanci nga dy zonat më të goditura të qytetit Palu, Balaroa dhe Petobo, të jetë mbyllur, numri mund të trefishohet.

Ata që kërkojnë nën rrënojat e fshatrave druajnë se, mijëra vetë mund të jenë gllabëruar nga masa gjigante dheu, që zunë poshtë mijëra shtëpi.

Shpresat për të gjetur të mbijetuar po shuhen, ndërkohë që kanë kaluar 10 ditë nga katastrofa e dyfishtë, por e enjtja do të jetë edhe skadenca zyrtare për gjetjen e trupave të pajetë.

Pas kësaj, ata që momentalisht konsiderohen të zhdukur do të prezumohen të vdekur.

Numri i personave që kanë nevojë urgjente për ndihmë në Sulawesi ka shkuar ndërkohë në 200 mijë. Shumë vende, mes të cilave Britania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, India dhe Japonia kanë dhënë miliona dollarë ndihma, por ushqimi dhe uji mbeten të mangëta dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se ka trajtuar rreth 1.800 persona në klinikat e tij.

Tërmeti shkatërroi rrugë dhe infrastruktura të tjera, ndaj helikopterët janë detyruar të hedhin ndihma nga ajri në zonat më të largëta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *