16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

“Dhjetori i dytë” vazhdon, protesta zhvendoset përpara Korpusit

spot_img

Në ditën e tyre të 16 të protestes, studentët kanë vendosur se do të grumbullohen përpara Korpusit qëndror, aty ku siç shprehen në njoftimet e shpërndara në rrjetet sociale, gjenden fajtorët e situatës së tyre: rektorët.

Në njoftim thuhet: “Korpusi është godina e parë qeveritare e ngritur, pra përfaqëson Universitetin e Tiranës, nga i cili dolën të gjithë universitetet e tjerë. Dhjetori i dytë vazhdon.

Për t’i vënë të gjithë fajtorët me shpatulla pas murit, rektorët, dhe për të treguar që jemi të gjithë bashkë, studentët pa ngjyrime politike, në ora 10:00 tek Korpusi qëndror.

T’i tregojmë politikës se jemi më të zgjuar se ajo, se nuk kanë rëndësi numrat, por kauza. Kauza jonë është e drejtë, kërkesat tona duhet të plotësohen patjetër. Aty duhet të jemi të gjithë më të bashkuar se kurrë për të çuar zërin tonë në vendin e të gjithë fajtorëve.” /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat