fbpx

Dhoma e Përfaqësuesve do të procedojë me mocionin e mosbesimit kundër presidentit amerikan

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, njoftoi se do të procedojë me mocionin e mosbesimit kundër Presidentit Donald Trump.

Pelosi njoftoi para pak minutash se ajo i kërkoi Kryesuesit të Komisionit për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve Jerry Nadler, që të procedojë me artikujt e mocionit të mosbesimit.

“Njëri nga themeluesit, Guvernatori Morris, kishte frikë se një president mund të korruptohej për interesa të mëdha duke tradhtuar besimin e tij. Ai theksoi që ky magjistrat nuk është mbret. Populli është mbreti. Ata, pra, krijuan një ilaç kushtetues për të mbrojtur kundër një udhëheqësi të rrezikshëm ose të korruptuar”-tha Pelosi, e cila shtoi se Trump ka abuzuar me fuqinë e tij si president.