33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Dhoma e Përfaqësuesve nuk arrin të anulojë veton e Trump për emergjencën kombëtare

spot_img

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA dështoi të anulojë veton e parë të presidentit amerikan, Donald Trump, duke lënë në fuqi emergjencën kombëtare të shpallur muajin e kaluar.

Presidenti, Donald Trump, e shpalli emergjencën kombëtare në mënyrë që të sigurojë fondet për ndërtimin e murit me Meksikën, pasi Kongresi nuk pranoi të ndajë fonde të mjaftueshme për ndërtimin e tij.

Demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, nuk morën mjaft përkrahje nga republikanët për të arritur shumicën e dy të tretave të votave të nevojshme për të anuluar vendimin.

Shpallja e emergjencës do t’i lejojë Trumpit të ndajë 3.6 miliardë dollarë shtesë nga projektet e ndërtimit ushtarak për ngritjen e barrierave përgjatë kufirit me Meksikën.

Ndërtimi i murit ishte një nga premtimet më të përsëritura të fushatës së Trumpit, ndonëse ai pati thënë se muri do të paguhej nga Meksika dhe jo nga taksapaguesit amerikanë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat