‘Dhori Kule ik’, studentët kërkojnë largimin e Dekanit

Studentet e Ekonomikut kanë kërkuar largimin e dekanit të Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule. Ata kishin kërkuar një takim me Dhori Kulen, por ky i fundit kishte kërkuar mbledhje vetëm me 20 përfaqësues prej tyre, çka nuk është pranuar prej studentëve.

Mbledhja ishte parashikuar në orën 4:00 të pasdites së sotme, por sipas studenteve ai nuk ka ardhur ne takim. Pasi kanë pritur 30 minuta, studentët kanë shkuar në bulevard, para kryeministrisë aty ky po protestohen prej 11 ditësh.

“Jam studente e Ekonomikut. Ne kërkuam një mbledhje me dekanatin për të diskutuar problematikat. Ne pritëm, por nuk na erdhi asnjë. Ne erdhëm këtu dhe po protestojmë. Fakulteti digjet dhe Dhori krihet. Duhet të vijë dhe të mbajë përgjegjësi”- thotë një studente duke e shoqëruar në kor me thirrjet “Dhori Kule ik”.

 

Lër një koment