Dhuna dhe incidentet, policia arreston 8 protestues

proteste-okok-4-600x450.jpeg

Policia e Shtetit ka njoftuar para pak minutash se ka vënë në pranga 8 persona për shkak të incidenteve që ndodhen sot në protestën e opozitës.  Gjithashtu 9 të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën e sotme përballë Parlamentit

Sipas policisë gjatë tubimit pjesëmarrësit kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta e lëndë plasëse (gurë, shkopinj, fishëkzjarre etj.) punonjësit e Policisë, të planizuar me shërbim në ambientet përreth Kuvendit të Shqipërisë.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar kapsolla, doreza, kapuç, maska, pjesë metalike, flakadanë, etj.

Policia e Shtetit përsërit edhe një herë thirrjen drejtuar organizatorëve të protestave, të distancohen nga elementët problematikë e me precedentë, që cenojnë rendin dhe sigurinë, duke sulmuar e goditur punonjësit e policisë si dhe tentojnë të cenojnë integritetin e institucioneve shtetërore. Organizatorët e tubimeve janë përgjegjës për plotësimin e kushteve që parashikon ligji. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303