fbpx

Dhuna fizike apo psikologjike ndaj fëmijëve tashmë është krim në Francë

smacking.jpg

Deputetët francezë kanë votuar me shumicë dërrmuese në favor të një projektligji që ndalon prindërit të përdorin dhunë fizike apo psikologjike ndaj fëmijëve të tyre.

Ligji i sapomiratuar për ndëshkimin fizik përcakton që autoriteti prindëror duhet ushtruar pa dhunë, të asnjë lloji, përfshirë atë fizike, verbale apo psikologjike.Ligji do të kalojë tashmë në Senat.

Aktivistët thonë se, rreth 85 përqind e prindërve në Francë aplikojnë ndëshkimin fizik.

Edhe qeveritë e mëparshme kishin tentuar të ndërhynin në këtë pikë, por ishin ndeshur me rezistencën e konservatorëve. Megjithatë, kjo praktikë ka kohë që është ndaluar në shkollat franceze.

Në vitin 2016, një ligj u bllokua nga Gjykata Kushtetuese, sepse ishte miratuar në formë amendamenti ndaj një ligji me një tjetër objekt. Asambleja Kombëtare votoi tekstin me vetëm një votë kundër, ajo e një deputeteje të zgjedhur nga ekstremi i djathtë, sipas të cilës ligji i privon prindërit nga të drejtat e tyre.

Një numër deputetësh kanë abstenuar po ashtu. Ligji ishte prezantuar nga një deputet i qendrës, i mbështetur edhe nga qeveria. Deri më tani, ndëshkimet e fëmijëve ishin përcaktuar “dhunime edukative normale”, për t’i diferencuar kështu nga keqtrajtimet e vërteta, por me ligjin e ri ato ndalohen tërësisht.

Në ligji aprovohet edhe në Senat, Franca do të bëhet vendi i 55-të që ndalon ndëshkimet trupore të fëmijëve, nismë kjo e aplikuar për herë të parë në Suedi në vitin 1979.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *