fbpx

Dhuna ndaj adoleshentit/ Pezullohet efektivi i Policisë, nis hetimi për 3 policët e tjerë…

Ditën e djeshme një video qarkulloi në media, ku një 15-vjeçar u dhunua nga një efektiv policie teksa 3 policë të tjerë e mbanin prej krahu.

Bëhet me dije se punonjësi i policisë me iniciale G.N është pezulluar nga puna, dhe ka nisur hetimi për tre punonjësit e tjerë.

Në një denoncim në mediat sociale , mamaja e adoleshentit, tha se djali i saj kishte dalë të bënte xhiro me biçikletë dhe më pas efektivët e policisë e kanë ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.

Nëna e 15 vjeçarit, i cili quhet Sarandi, ka shkuar vetë ta marrë djalin nga Rajoni i Policisë, por ka parë se mbi të është ushtruar dhunë nga efektivët e policisë.