fbpx

Dhuna ndaj fëmijëve, 17 mijë raste në 10 vite

alo_116.jpg

Dhuna, bullizmi dhe abuzimi seksual janë disa nga fenomenet që prekin shumë fëmijë. Përgjatë 10 viteve të fundit janë kryer rreth 700 mijë telefonata nga fëmijët, të cilët kanë denoncuar dhunën ndaj tyre. Ndër këto raste 16.791 kanë marrë zgjidhje.

Të dhënat janë prezantuar në takimin e hapur e ‘Alo 116’ në mbrojtje të fëmijëve në bashkëpunim me UNICEF dhe Agjencinë për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri.

Nga të dhënat e mbledhura gjatë vitit 2017-2018 nga telefonatat e Alo 116, rezulton se thuajse 86% e tyre janë kryer nga fëmijët dhe adoleshentët dhe pjesa tjetër nga të rriturit, si prindër, mësues apo persona të panjohur.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas ‘Alo’ i është përgjigjur 44.906 telefonatave dhe ka trajtuar 1027 raste.

Abuzimi seksual është raportuar në 6 raste gjatë vitit 2017 dhe në 5 raste gjatë vitit 2018, nga të cilët 1 rast abuzimi vjen nga shkollat dhe 4 raste të tjera kanë ndodhur në komunitet. Në 50 përqind të rasteve të raportuara viktimat  kanë qenë të grupmoshës 16 deri në 18 vjeç dhe në 50% të këtyre rasteve dhunuesit janë persona të rritur jo të afërm të fëmijës.

Tirana dhe Berati janë rrethet, nga është raportuar më shpesh me rreth 33 prind të rasteve. Sa i përket bullizmit, rezulton se djemtë janë më të prekur, sipas të dhënave të linjës Alo 116, me rreth 61% 5të rasteve. ALO 116 dhe institucionet që ajo bashkëpunon, synojnë të evidentojnë rastet dhe të mbrojnë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit dhe shfrytëzimit të tyre./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303