23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Dhuna ndaj mjekëve, reagon Ministria e Shëndetësisë

spot_img

Pas dhunës së ushtruar ndaj dy mjekëve në Tiranë dhe Lezhë, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.  Ministria ka dënuar agresorët për dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardhë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë aktin barbar të dhunës ndaj mjekes specializante V.Z në klinikën e parë të kirurgjisë në QSUT dhe mjekut Z.D, i cili u dhunua fizikisht mesditën e sotme në ambientet e spitalit rajonal Lezhë. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e denoncuar këtë akt, kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë menjëherë me dënimin e merituar për agresorët e mjekut dhe kërkon sensibilizimin dhe mbështetjen e shoqërisë për bluzat e bardha në krye të detyrës, në shërbim të popullatës”, thuhet në njoftim.

Më tej, Ministria e Shëndetësisë ka propozuar ndryshimet në kodin penal për të vendosur ekskluzivisht goditjen dhe kanosjen për shkak të detyrës si vepër penale.

“Duke dënuar me forcë dhunimin e mjekëve, kërkojmë nga opinioni publik të mbështesë bluzat e bardha në kryerjen e detyrës. Personeli shëndetësor është në shërbim të qytetarëve ditë dhe natë, për të ofruar dhe garantuar në kohë dhe me cilësi shërbimet shëndetësore”, vijon më pas njoftimi./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat