fbpx

Dhuna ndaj protestuesve/ Habit Lleshaj: Policia bëri detyrën….

Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj në fjalën e tij në interpelancën e thirrur nga 8 deputetë të opozitës lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve gjatë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ka deklaruar se policia përmbushi detyrimin ligjor.

“Përgjegjësi të prë kam shërbimin ndaj qytetarëve. Unë jam me qytetarët dhe policinë përballë atyre që i kundërvihen ligjit. Mirëkuptoj ata që u prekën nga zhvillimet e 17 majit. Nuk kam ndërmend që të harxhoj kohën me çështjen e arkitekturës apo trashëgiminë. Me keqardhje kam konstatuar se historia e godinës degradoi në një sherrnajë të rëndomtë politike, e cila margjinalizoi përfshirjen e personaliteteve që janë vetë teatri. Policia nuk shkoi me iniciativën e saj, por u thirr për të përmbushur detyrimet ligjore.

Policia ka për detyrë t’u përgjigjet thirrjeve të autoriteteve, por policia nuk shkoi si palë, por si autoritet ligj-zbatues. Policia në Shqipëri apo çdo vend tjetër nuk e ka luksin ta bëjë vetë ligjin. Ligji e detyron policinë të përgjigjet ndaj kërkesave të çdo pronari. Në 17 maj u thirr nga Policia Bashkiake, nga IMT e Tiranës, për një pronë në pronësi të Bashkisë që ishte uzurpuar nga një grup personash pa asnjë autorizim. Policia kishte dy alternative: t’i përgjigjej kërkesës ose ta refuzonte. Piolicia zgjodhi detyrimin ligjor. Thirrjet për të hedhur kapelet dëshmojnë se sa larg jemi me parimet për funksionimin e shtetit. Policia nuk është Gjykatë”, tha Lleshaj ndër të tjera.