13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Dhuna ndaj protestuesve te Teatri, reagon Doris Pack: Turp!

Ish-eurodeputetja, Doris Pack ka bërë një publikim ditën e sotme në rrjete sociale për shoqërimet nga policia.

Përmes një postimi në “Tëitter”, ajo shprehet se politikanët shqiptarë po sillen si në të kaluarën mizore të Shqipërisë.

Pack e cilëson dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe artistëve një turp për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

‘Shqipëria do të fillojë negociatat me Bashkimin Europian dhe politikanët e saj po sillen si në të kaluarën mizore të Shqipërisë: Qindra forca policie erdhën, ushtruan dhunë kundër gazetarëve, artistëve, qytetarëve dhe shkatërruan teatrin kombëtar. Turp për Veliajn dhe shefin e tij Rama’, shkruan Pack.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat