Dhuna ndaj studentëve, reagon dekanati i Filologjikut

dekanati.jpg

Dekanati i Fakultetit Histori-Filologji ka dalë në një deklaratë për mediat, ku mbështet stundetët dhe dënon ndërhyrjen e policisë.

Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-se deklaron se pedagogët: Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ka rikonfirmuar mbështetjen e protestës së studentëve.

Në një dokument me 7 pika, të firmosur nga dekani i këtij Fakulteti, Sabri Laçi thuhet se dënojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre.

Deklarata: Pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet, Dekanati i FHF-se deklaron se pedagogët:

rikonfirmojnë mbështetjen e protestës së studentëve dhe të kërkesave të tyre të ligjshme;

dënojnë ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare dhe dhunimin e studentëve prej tyre;

janë kundër çdolloj nderhyrje dhe presioni, qe synon deformimin e vullnetit të lirë të studentëve;

kërkojnë ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritare, që synon intimidimin e mendimit të lirë;

propozojnë ngritjen e një strukture me pjesemarrjen e të gjithë aktorëve për trajtimin dhe adresimin e problematikave që po kalojnë IAL-të publike në RSH;

rikonfirmojnë kërkesën për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë në RSH;

i sigurojnë studentët për gatishmërinë e tyre në angazhimin për realizimin e objektivave të vitit akademik në vijim./real-news.tv/

 

scroll to top