fbpx

Dhuna ndaj të miturve në protestë/ Reagon Edi Rama, bën deklaratën e pazakontë

rum.jpg

Kryeministri Rama është pyetur nga gazetarët gjatë konferencës online për media lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve nga policia.

“Nuk e di kujt i referoheni ju dhe çfarë videosh shikoni ju. Mbase keni parë që policia ka ushtruar dhunë gjatë transportimit, nuk e di kujt i referoheni. Padiskutim që kjo polici sot mund të jetë e ngjashme me atë dje saç është e ngjashme dita me natën. SHÇBA-ja sot është tërësisht e transformuar, ka një drejtor që ka shërbyer në shumë qeveri dhe s’mund t’i thotë askush që është i anshëm. Por SHÇBA-ja aman dhe jo ata që shtrihen në kolltuqet e televizioneve dhe thonë që protestuesit janë dhunuar, thotë se policia është ajo që është dhunuar.

Kryeqyteti është dhunuar, Shqipëria është dhunuar dhe madje natën e parë kur protesta degradoi në një pengmarrje në një segment brenda saj, policia është përdhunuar dhe nuk është dhunuar. E keni parë vet. Unë personalisht jam ndjerë shumë keq për Policinë e Shtetit atë natë. Policia e Shtetit ishte e qëllimshme në lejimin e atij përdhunimi.

Po të pyesni njerëzit se çfarë mendojnë  ata për këtë dhunë do të merrni një përgjigje më të saktë për përdhunuesit”, tha Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303