Shembja e Teatrit Kombëtar solli mjaft protesta të dhunshme, ku edhe mjaft artistë u proceduan penalisht nga policia. Mirëpo, për dhunën e ushtruar ka reaguar kryeministri i vendit.
Në një intervistë për ‘News24’ Rama theksoi se sjellja e policisë gjatë protestës ishte sjellje europiane. Ai mbrojti tezën e tij se nuk ka parë asnjë skenë dhunë.
“Policia e shtetit është sjellë si polici evropiane. Nuk kam parë asnjë skenë, asnjë pamje, asnjë provë, për të kundërtën.”, tha Rama.
Advertisement