fbpx

Dhuna në protestë, reagon ashpër Rama

1557506871_edirama-770x433.jpg

Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter, thotë se protesta e sotme është një politikë qorre e opozitës. Kryeministri thekson se protesta nuk ka se çfarë i bën qeverisë, por Shqipërisë vetëm i sjell dëme.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm”, shkruan Rama.

Tymuese dhe qese me bojë nisën të hidheshin drejt dritareve të Kryeministrisë që në momentet e para të protestës. Ato u pasuan nga shishe të shumta Molotov, jo vetëm drejt portës qendrore të Kryeministrisë por dhe drejt godinës përballë të Parlamentit”, shkruan Rama. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303