Dhuna në protestë, vjen reagimi i parë ndërkombëtar

Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët për episodet e dhunës të shënuara gjatë orëve të vona të protestës së opozitës përpara Parlamentit.

Është ambasada e Mbretërisë së Bashkuar që dënon dhunën dhe përdorimin e mjeteve eksplozive, duke bërë përgjegjës drejtuesit e protestës për mosmenaxhimin e situatës.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht.

Nuk ka vend për dhunë dhe mjete eksplozive në një protestë paqësore. Liderat e protestës kanë përgjegjësinë për të mbajtur një tubim paqësor ndërsa policia ka përgjegjësi t’i përgjigjet proporcionalisht për të ruajtur rendin. Për të mirë të të gjithëve, një protestë e sigurtë dhe paqësore duhet të jetë prioritet”, deklaron ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.