fbpx

Dhuna te shembja e Teatrit, Sandër Lleshaj bën deklaratën shokuese

Duke folur për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit tek protestuesit për shembjen e Teatrit Kombëtar, ministri i Brendshëm Lleshaj ka deklaruar se punonjësit e Policisë kanë për detyrë që të dhunojnë të gjithë ata qyetetarë që shkelin ligjin.

“Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën ëshë në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike. Nëse je gati të shkelësh ligjin duhet të jesh gati edhe për pasojat,“-tha Lleshaj.