fbpx

Dhuna te Teatri, flet gazetari Alfred Lela: Më goditën disa herë…

Gazetari dhe analisti Alfreld Lela rrëfen per News24 momentet që kaloi gjatë shoqërimit nga Policia në Teatrin Kombëtar.

Lela thotë se kishte dalë për një xhiro për mos humbur një ngjarje historike si shembja e Teatrit dhe këtë do e bënte nga kqyrja si reporter.

Por Lela mbi biçikletë pa se një grua po komunikonte me policët dhe papritur po shoqërohej edhe pse ishte jashte gardhit.

Gazetari konfirmon se nuk e njihte kush ishte gruaja po i shtyrë nga drejtësia shkoi të pyeste policët pse po e bënin këtë veprim.

Më pas Lela thotë se policët e shtrinë, e dhunuan dhe e shanë me libër shtëpie.

”Relativisht mirë sa ç’mund të jesh mirë nga një minidramë. Nuk gjej dot termat e duhur por nuk është ngjarja që më ndodhi mua ngjarja e sotme. Ngjarja është shembja e Teatrit që është po aq i padrejtë sa ndalimi im. Kam qenë për 2 orë në komisariat.
Kur e mora vesh që është shembur Teatri, isha në zyrë rreth orës 07:20, i hipa biçikletës për të parë në vendngjarje. Ithtar i një momenti të vonuar historik. Bëra një xhiro në gjithë perimetrin, protestuesit. Nuk kisha ndërmend, doja një kqyrje të lirë te reporterit. Pa konfrontim apo përfshirje. Episodi që më bëri përshtypje ishte një grua zonjë që po komunikonte me policët. Po i pyeste pse po e bëni këtë, Rama ju ka quajtur barkderra, të moshuar, do ju nxjerrë shpejt nga puna.
Vin një grup uniformash blu, më pas një valë e dytë me 5 police femra që e morën pa të drejtë. Nuk e dija që ishte Silva Caka. Ndoshta do isha stepur për një politikane, politikan apo aktiviste. Tani që është Silva e bëra për çdo Silvë, nënë apo grua. Ishte përtej kufijve të policimit në komunitet apo tjetër. Tani e di që është Silva, dhe ajo nuk po konfrontohej po komunikonte. E shoqëruan jashtë rrethimit. Unë kapërceva rrethimin e rrugës dhe i thashë oficerëve të policisë pse po e ndalonin se nuk bëri asgjë. E padrejtë. Në këto pak sekonda pashë vija të gjata policët. Më goditën disa herë pa pikë droje. Xhupi nuk ishte i imi. Kam dalë të ec. Lashë biçikletën tek gardhi se më tërhoqi drejtësia. Ishin agresivë jo vetëm fizikisht por dhe verbalisht. I përçmoj dhe më vjen pështyrë që të godasin një njeri që nuk njihet për dhunë.
Më sorollatën përreth godinave duke ma mbajtur kokën ulur me forcën. Më kanë çuar rreth Bashkisë, pastaj tek sheshi dhe kam marrë disa sharje nga njerëz civilë, nga këta punonjësit e Bashkisë dhe kam marrë të shara me libër shpie. Kjo më ka trishtuar. Në fillim nuk gjenin dot pranga, më pas nuk gjenin dot makinë. Nuk e dinin ku do më çonin dhe më pas më morën nga sheshi, tek pedonalja më pas në Komisariatin Nr.1. Bëra një deklaratë. ”- tha Lela./bw