Dhunë barbare të bijës, nëna akuza të tmerrshme: Ma ngacmonte, i gjeta…

 

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg, Elisabeta Mitën, nëna që u denoncua për dhunën ndaj vajzës 13-vjeçare. Gazetari i abcneës.al Silvi Sulaj ka siguruar dëshminë e zbardhur që Mita ka dhënë në gjykatë, ku fajësonte ish-bashkëjetuesin e saj, Arjan Mekollari me të cilin ka një djalë 5 vjeç.

41-vjeçarja në dëshminë e saj thekson se në lidhje me marrëdhënien me vajzën e saj duhet që të pyeten familjarët pasi ajo nuk ka asnjë qëllim të dhunojë të bijën, për çdo gjë që ka ndodhur deri më tani ajo fajin ja hedh ish-bashkëjetuesit.

“Momenti që unë jam konfliktuar me vajzën time nuk është siç paraqitet në televizor, kam dyshime se është manipuluar kjo video dhe kërkoj të bëhet ekspertimi i saj se ish-bashkëshorti im ka mbaruar për aktrim dhe regjisurë dhe di të përdori mënyrat për të bërë manipulime.Mendoj se qëllimi i ish-bashkëshortit tim ka qenë që ai të marrë kujdestarinë e djalit dhe të vajzës time, me qëllim që të përfitojë bonuset dhe banesën që unë marr nga Bashkia Sarandë. Për marrëdhënien time me vajzën le të pyeten motrat dhe vëllezërit e mi, prindërit dhe komshinjtë e mij që unë kam qëllim shumë të lartë për vajzën time. Unë kërkoj që ajo të edukohet dhe të jetë një nxënëse e mirë dhe të shkojë në universitet, dhe pse jam sjellë ndonjëherë e ashpër me të, pasi mendoja se mund të ma nga.cmonte ish-bashkëjetuesi im. mos qoftë njeri në kushtet që isha une”, ka thënë Elisabeta.

Ndërkohë në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku dëgjohet duke i thënë të miturës, “Do të ther moj bushtër”, Elisabeta thekson se ajo është një video e montuar dhe se kërkon një ballafaqim me personin që e ka bërë një gjë të tillë.

“Sa e dua unë vajzën time këtë e di unë dhe Zoti në qiell, por rrethanat e mia ekonomike sociale dhe ngatërresa me një njeri si ish-bashkëjetuesi im më ka bërë sikur unë jam përbindësh. Unë jam një nënë me shumë halle, pasi jam ndarë me ish burrin e parë, kam kaluar shumë paragjykime që nga familjarët e mij e deri te shoqëria gjë që të ketë dobësi e ka shfrytësuar ish bashkëjetuesi im Arjan Mekollari. Gjithashtu kërkoj që të gjithë këto që thashë të më ballafaqohen me marrëdhëniet e mira dhe personin që ka përgatitur videon,” është shprehur nëna nga Saranda.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se e gjithë kjo situatë është bërë për të mbrojtur të bijën e saj 13 vjeçare, pasi dyshonte se ish bashkëjetuesi Mekollari e ngacmonte vazhdimisht, gjë që e bazon tek disa veprime që kishte vënë re në shtëpi.

“Koha nuk më kujtohet, por kam shkuar në shtëpi kam gjetur vajzën dhe ish-bashkëjetuesin në divan të mbuluar me të njëjtën batanije dhe sa hyj unë brenda u larguan nga njëri-tjetri. I kam thënë vajzës së çfarë kërkon aty, ajo më ka thënë se kisha ftohtë nga këmbët dhe ajo më tha që “ti futja këmbët te këmbët e babit (në mes)”.

41 vjeçarja në dëshminë e saj ka deklaruar se nuk ka përdorur dh.unë fizike ndaj vajzës së saj, përveçse gjithmonë ka qenë e kujdesshme që sjellja e vajzës të ishte sa më e mirë./abcneës.al