fbpx

Dhunë, përndjekje dhe presion ndaj të dashurës, kush është vlonjati që u arrestua

Një 23-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi përndiqte dhe dhunonte të dashurën.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. K., banues në Vlorë.

Ky i fundit u kap në lagjen “Osmën Haxhiu”, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ka përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të dashurës së tij 19-vjeçare, për motive të dobëta.