Dhunohet aktori i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger

Ylli i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger u dhunua nga një spektator gjatë një aktiviteti që po zhvillohej në një palestër në Sandton në Afrikën e Jugut.

Aktori ishte i pranishëm dhe ai u sulmua në momentin kur po bënte video për disa fansa të tij.

Një person menjëherë i ka gjuajtur me shqelma në kurriz, ku në video shihet qartë se si aktori rrëzohet në dysheme.

Arnold Schwarzenegger ka reaguar në lidhje me ngjarjen, duke thënë se nuk e kishte kuptuar që ishte sulmuar nga dikush.

“E kuptova që isha goditur vetëm pasi pashë video. Kujtova se u shtyva nga turma dhe kjo është një gjë e zakonshme. Jam shumë i lumtur që idioti nuk më prishi videon”, shkroi ai në Twitter.